SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit për krim të organizuar në veri të Kosovës
Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar sot rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajmi është bërë i ditur nga kjo zyrë përmes një komunikate për media, ku thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.
“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike,” tha drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.
“Thesari do të vazhdojë të çmontojë në mënyrë agresive lidhjet midis organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht nga ata në poste zyrtare që kanë besimin e publikut.”
Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.
Raportin e plotë të Departamentit të Thesarit të Shtetit Amerikan mund ta lexoni KËTU