SHBA nis një program për të mbledhur prova të krimeve të luftës

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar një program të ri për të analizuar provat e krimeve të luftës të kryera nga Rusia dhe mizorive të tjera në Ukrainë.
Synohet të dokumentohen, verifikohen dhe shpërndahen prova me burim të hapur të veprimeve të forcave ruse gjatë pushtimit të Ukrainës, raporton BBC
Sipas programit, Departamenti amerikan i Shtetit do të mbledhë imazhe satelitore dhe informacione të shpërndara nëpërmjet mediave sociale si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për çdo krim lufte, përcjell rtv21.tv
Një platformë online do të ndajë publikisht informacionin e mbledhur për të ndihmuar në hedhjen poshtë të çdo përpjekjeje për dezinformim nga qeveria ruse, tha Departamenti i Shtetit./21Media

Back to top button