SHBA paralajmëron Venezuelën nëse kërcënon diplomatët dhe Guaidon

“Çdo kërcënim ndaj tyre do të përballet me “përgjigje të fuqishme”

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë se çdo lloj i presionit, ndaj diplomatëve amerikanë apo liderit opozitar Juan Guaido nënkupton “sulm të rëndë në sundimin e ligjit”.

Paralajmërimet e tij kanë ardhur disa ditë pasi SHBA-ja dhe rreth 20 shtete tjera kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Disa shtete europiane i dhanë një ultimatum Maduros se do ta njohin si president Huan Guaidion nëse nuk zhvillon zgjedhje të reja në Venezuelë.

Ultimatumi u hodh poshtë nga Maduro. Ndërsa hedh poshtë kërkesat europiane duke i cilësuar arrogante, Maduro po përpiqet për pajtim me presidentin amerikan që në fakt e ndëshkoi i pari.

“I kam dërguar shumë mesazhe, por ai na përçmon ne” thotë Maduro, i cili javën e kaluar ndërpreu marrëdhëniet me Uashingtonin për shkak se SHBA mbështeti liderin e opozitës.

Ndërkohë Guido ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë në ditën e mërkurë si dhe të shtunën.

Guaido, lider opozitar, ka shpallur veten president të përkohshëm më 23 janar.

Kriza politike në Venzuelë duket se ka arritur në pikën më të nxehtë pasi janë shtuar përpjekjet për ta larguar nga pushteti presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

Ai është betuar në mandatin e dytë në këtë pozitë më herët gjatë këtij muaji, ndonëse zgjedhjet që ka fituar ai janë bojkotuar nga opozita dhe janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar.

Të dielën, përfaqësuesi më i lartë i ushtrisë së Venezuelës në SHBA, José Luis Silva, ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se njeh Guaidon si president.

Më vonë, Bolton ka rithkesuar pozicionin e Uashingtonit dhe ka bërë thirrje kundër dhunës.

Por nuk janë rreshtuar te gjithë kundër Maduros.

Ndonëse SHBA-ja mbështet Guaidon në Venzuelë, Rusia, Kina, Meksika dhe Turqia janë rreshtuar përkrah Maduros.

Në një takim të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të shtunën, Rusia ka akuzuar Uashingtonin për organizim të puçit.

Megjithatë, dhjetëra shtete të Amerikës Latine dhe Kanadaja kanë mbështetur Guaidon si president.

Në Evropë, partia në pushtet në Greqi ka treguar mbështetje të hapur për Maduron.

Kriza ne Venezuele erdhi pasi vendi është duke u përballur me krizë ekonomike, hiperinflacion dhe zvogëlim të rezervave kryesore të gjërave thelbësore për jetesë, çka ka shtyrë miliona persona të largohen nga vendi i tyre.

Maduro është përballur me opozitë të brendshme dhe kritika ndërkombëtare lidhur me menaxhimin e të drejtave të njeriut si dhe ekonomisë./21Media

Back to top button