Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ish-kryeministri italian paralajmëron ndarje BE-së

“Emigracioni ishte një çështje e dorës së dytë në zgjedhjet e 2014”

Bashkimi Evropian do të përballet me 27 Brexit-ë, nëse emigracioni nuk trajtohet si prioritet në zgjedhjet evropiane të majit 2019, paralajmëroi sot ish-kryeministri italian, Enrico Letta, duke paraqitur në Bruksel një seri propozimesh për çështjen.

Drejtuesi i Institutit ”Jacques Delors”, i cili drejtoi qeverinë italiane mes prillit 2013 dhe shkurtit 2014, bëri thirrje forcave politike antievropiane për të mos anashkaluar temën emigratore gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve.

”Emigracioni ishte një çështje e dorës së dytë në zgjedhjet e 2014, ndërsa ishte qendra e gjithçkaje që ndodhi gjatë legjislaturës që pasoi”, u shpreh Letta duke prezantuar një raport të qendrës së reflektimit me titull “për një politikë evropiane për azilin, emigracionin dhe lëvizshmërinë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button