SHBA publikon video të avionit rus duke hedhur karburant në dronin e saj

SHBA-ja ka publikuar pamjet e momentit kur një avion rus hodhi karburant mbi një dron amerikan mbi Detin e Zi të martën – një konfrontim që ka ndezur një grindje diplomatike dhe ka çuar në një garë për të rikuperuar disa teknologji shumë të klasifikuara, shkruan CNN, përcjell portali rtv21.tv

Shtëpia e Bardhë i kritikoi veprimet e Moskës duke i cilësuar ato si “të pasigurta, joprofesionale dhe të pamatura”, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes mohoi që avioni i saj u vë kontakt me dronin.

Por pamjet dramatike që u deklasifikuan të enjten duket se tregojnë avionin rus që lëshon një shtëllungë karburanti mbi dronin, duke shkaktuar ndërprerjen e sistemeve të tij të kamerave.

Avionët rusë dhe amerikanë kanë operuar mbi Detin e Zi gjatë luftës së Moskës në Ukrainë , por ky është incidenti i parë i këtij lloji që nga fillimi i konfliktit – dhe kërcënon të rrisë më tej tensionet midis dy vendeve./21Media

Back to top button