Shefi i OKB-së kërkon akses më të mirë në grurin ukrainas

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Odesa-s, shefi i OKB-së Antonio Guterres, tha se ka ende shumë për të bërë për t’u siguruar që drithërat ukrainase, si dhe ushqimet dhe plehrat e prodhuara nga Rusia, mund të arrijnë në tregjet globale.
“Kjo është një marrëveshje midis dy palëve të mbyllura në konflikt të ashpër. Është e paprecedentë në shtrirje dhe përmasa. Por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në shumë fronte” tha ai, raporton BBC

Ai u kërkoi vendeve të pasura të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë gjatë krizës ushqimore, përcjell rtv21.tv

“Është koha për mbështetje masive dhe bujare, kështu që vendet në zhvillim mund të blejnë ushqimin nga ky dhe portet e tjera, dhe njerëzit mund ta blejnë atë”, tha shefi i OKB-së.

Guterres theksoi se vendet në zhvillim kishin nevojë për ndihmë për të blerë grurë  dhe bëri thirrje për akses të papenguar në tregjet globale për ushqimin dhe plehrat ruse të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve.

Ai gjithashtu paralajmëroi se pa plehra të mjaftueshëm këtë vit, mund të mos ketë ushqim të mjaftueshëm vitin e ardhshëm./21Media

Back to top button