Disa hotelierë u shmangen tatimeve! Jo të gjithë duan të paguajnë 40 denarë tatim për person

Është rritur shuma e taksës turistike në Strugë, por ka ende pronarë që i shmangen tatimit dhe i mbajnë në të zezë turistët të pa paraqitur.

Struga vetëm vitin e kaluar ka mbledhur rreth 60 mijë euro nga taksa turistike. Megjithatë, vazhdojnë shumë hotele fitimin prej 100% duan ta mbajnë për vete pa paguar tatim. Komuna tha se e zbatojnë ligjin me kontrolle të zgjeruara inspektuese.

“Nga taksat turistike për Strugën janë grumbulluar rreth 3,5 milion denarë të cilat janë dedikuar për programin e turizmit këtë vit dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi Besa Ziba, zëdhënëse e komunës së Strugës.

Taksa ditore për turistë është 40 denarë, e njëjta vlen edhe për hotelet edhe për akomoduesit nëpër banesa private, por që jo të gjithë duan që këto 40 denarë t’ia japin komunës.
“Në territorin e komunës së Strugës gjithsej janë të kategorizuara 120 subjekte private të cilat ofrojnë shërbime si akomodim të turistëve, ne vazhdojmë procesin e kategorizimit sipas nevojave të qytetarëve nëse ka kërkesa një ekip i komunës së Strugës shkon dhe e kryen detyrën”, Besa Ziba, zëdhënëse e komunës së Strugës.
Në bazë të ligjit gjoba për mos përmbushje të obligimit për personat juridikë varion nga 2.000 deri në 4.000 euro, ndërsa për personat fizik është paraparë gjobë prej 600 euro, raporton Tv21./21Media

Back to top button