Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, ka njoftuar se shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, do të vizitojë sot Kosovën.

Falënderoj Radio Televizionin e Serbisë për mundësinë për të takuar drejtorin e ri menaxherial të zyrës së DFC që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, njoftoi ambasada përmes një postimi në Twitter.

John Jovanoviq u emërua kryetar i zyrës së DFC, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të Trump Richard Grenell dhe shefit të DFC Adam Boler.