Shembet rruga e 16 fshatrave, banorët në alarm
Rruga Bukmir-Rrëshen në Mirditë e ndërtuar në vitin 2017 lidh 16 fshatra, por shembja e krijuar në një gjatësi të konsiderueshme e ka bërë lëvizjen në këtë aks të vështire dhe të rrezikshme.
Nxënësit e shkollës, duhet të zbresin nga fugoni sa herë ka shembje para se të kalojnë në këmbë.
Banorët thanë se kjo situatë vijon prej muajsh dhe pavarësisht ankesave të vazhdueshme në Bashkinë Mirditë e drejtuar nga Ndrec Dedaj, pushteti lokal ka marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikës.
“Se si hesht kryetari i bashkisë, Ministria e Transportit për të vënë para përgjegjësisë atë firmë që e ka bërë. I lutemi bashkisë dhe shtetit që të marrë masa.”
Qytetarët që banojnë në zonë janë të frikësuar për fëmijët e tyre.
“Nuk ka se si të ndihen të rrezikuar, vetëm kur të ndihet fatkeqësia që kanë rënë në liqen, se ky mal ka ikur komplet. Kam tre fëmijë në shkollë dhe përditë kur bie shi i pres aty.”
Rrugën mësohet se e ka ndërtuar kompania Vega shpk e nënkontraktuar nga subjekti që po ndërton HEC-in e Qafë Mollës në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë, por vlera e saj nuk është publike, ndërsa banorët kanë frikë se rrëshqitjet e mëtejshme mund të izolojnë krejtësisht 16 fshatra./oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?