1 mijë e 595 viktima nga Covid-19 në Kosovë

 

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 numri i të infektuarve deri tani ka shkuar në 68 mijë e 777, ndërsa 1 mijë e 595 prej tyre humbën betejen me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3 mijë e 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë një 81 vjeç nga Malisheva, një 59 vjeç nga Prishtina dhe një 78 vjeç nga Prizreni.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59 mijë e 643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 539./21Media

Back to top button