Një motor uji në të cilin ishin dy persona në të është përplasur me një shkëmb në Shëngjin. Për pasojë shtetasi P.M, rreth 50 vjeç, u lëndua rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shëngjin, në afërsi të plazhit “Rana e Hedhun”.

Për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarit ka shkuar një gomone e cila e ka transportuar të lënduarin deri te Porti i Shëngjinit dhe me pas autoambulanca e ka dërguar për në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ne lidhje me ngjarjen autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet./oranews