Shenjat e horoskopit që këtë muaj s’i kanë mirë punët e zemrës

Disa shenja të zodiakut do të vuajnë shumë në pjesën emocionale këtë muaj.
Pak nga Hëna e Plotë në 8 Nëntor, pak nga pozicionet e planetëve, të lindurit në 3 shenjat e mëposhtme nuk do të jenë aspak të favorizuar në lidhjet e tyre të dashurisë gjatë kësaj periudhe.
Luani
Dashuritë e vjetra dhe të pazgjidhura do të kthehen dhe do të kthejnë gjithçka përmbys. Ata duhet të përgatiten shumë mirë dhe të kenë një stomak të fortë pasi parashikohet të jetë një muaj shumë i vështirë sa i përket dashurisë dhe kjo siç pritej do të sjellë shumë lodhje mendore dhe një acarim të përgjithshëm.
Bricjapi
Nëntori është një muaj ku u mungon vetëbesimi, për këtë arsye nuk do të ketë flirtim nga ana e tyre. Nuk duken aspak të hapur ndaj njohjeve të reja, ndaj në thelb duket sikur e kanë paracaktuar të ardhmen e tyre romantike për veten këtë muaj.
Ujori
Ujori është shenja që ka vuajtur më së shumti nga eklipsi dhe fatkeqësisht, kjo situatë do të vazhdojë edhe për pak kohë. Të lindurit në këtë shenjë do t’i torturojë ideja nëse janë apo jo të lumtur dhe të kënaqur në marrëdhënien që kanë, nëse janë ende të dashuruar me personin e zemrës, por keni nevojë për qetësi dhe mendje të pastër për të marrë vendimet e duhura.

Back to top button