Shënohen 11 viktima nga një shpërthim në minierën e thëngjillit në Siberi

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 43 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të shkaktuar nga një zjarr që është përhapur brenda një miniere thëngjilli në rajonin Kemerovo të Siberisë, kanë thënë autoritetet.
Tymi u përhap në të gjithë minierën rreth orës 8:35 të mëngjesit të enjten në një thellësi prej 250 metrash nën tokë.
Në momentin e aksidentit ndodheshin 285 persona brenda minierës së qymyrit dhe 239 persona u evakuuan në sipërfaqe, tha Ministria e Emergjencave, duke shtuar se vendndodhja e minatorëve të mbetur janë përcaktuar, por tymi i madh ka ndikuar në operacionin e shpëtimit.
Ndezja e pluhurit të qymyrit shkaktoi aksidentin pasi tymi u përhap përmes ventilimit në të gjithë minierën./21Media

Back to top button