Syla u kërkon falje pacientëve, kryeministër Kurti të përgjërohem kthjelluni

 
Punonjësit shëndetësorë sot nga ora 07:00 kanë filluar një grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla në një konferencë për media u ka kërkuar falje të gjithë pacientëve për grevën e mbajtur gjatë së enjtes në të gjithë sistemin shëndetësor. Syla gjithashtu ka thënë se sot shërbime u janë ofruar të gjithë pacientëve që kanë qenë në gjendje emergjente.
Ai ka bërë të ditur se greva e thirrur për shkak të moszbatimit të Ligjit të Pagave, është respektuar nga të gjithë punonjësit shëndetësor.
Syla i ka bërë thirrje kreut të Qeverisë që të takohen për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre, duke shtuar se nuk janë të interesuar për trazira sociale.
“Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim”, ka thënë Syla.
Kjo grevë do të përfundojë në ora 15:00./21Media 

Back to top button