Vushtrri, bllokohet për qarkullim rruga Lumi i Madh- Maxhunaj

Për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm, sonte prej orës 23:00 deri në orën 03:00, rruga nga Lumi i Madh deri në Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugën alternative regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas.
Njëherësh, ministria kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Back to top button