Shënohet 11 vjetori i Shtetit të Kosovës
Sot Republika e Kosovës shënon 11-vjetorin e Pavarësisë
Kosova është shpallur shteti pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e lexoi ish-kryeministri, Hashim Thaçi.
Deklarata e Pavarësisë është miratuar nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb.
Në shënimin e kësaj dite, sot janë paraparë të mbahen disa aktivitete shtetërore:
08:00- 08:30
Mbledhja festive e Qeverisë
Vendi: Objekti i Qeverisë
08:30 – 08:45
Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
Të pranishëm liderët shtetëror
Vendi: Oborri i Qeverisë
08:45 – 09:00
Vendosje kurorash tek shtatorja e ish Presidentit
Dr. Ibrahim Rugova
Nga liderët shtetëror
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”
09:40 – 09:50
Vendosja e kurorave në kompleksin
“Adem Jashari” në Prekaz
Nga liderët shtetëror
10:45 – 11:30
Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: Objekti i Kuvendit
12:20 – 13:00
Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”
13:00 – 14:00
Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK
Vendi: Sëiss Diamond Hotel
19:30
Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA)
Pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Sh.T. Ramush HARADINAJ
Vendi: “VENUS” Hotel.