Shënohet viktima e gjashtë nga aksidenti në Winsconsin të SHBA-së

Është shënuar viktima e gjashtë, fëmijë – nga aksidenti që ndodhi në Winsconsin të SHBA-së, ku tashmë i dyshuari për vrasjen, hyri në paradën e Krishtlindjeve dhe la të vdekur në vend pesë persona, ndërkaq sot u shënua edhe viktima e gjashtë.
Darrel Brooks, 39 vjeç, qau në gjykatë, ndërsa akuzohej për vrasjen e gjashtë personave, madje Prokurorët i bën të ditur se ndaj tij do ngriteshin edhe akuza të tjera.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari voziti “zig-zag”, për të goditur sa më shumë njerëz.
Në gjykatë njoftuan se lirimi me kusht ishte pesë milionë dollarë, përshkak të historisë kriminale të mëhershme të të dyshuarit dhe se i kishte ikur akuzave të mëparshme./21Media

Back to top button