Shkon në 14 numri i të vdekurve pas sulmeve me raketa ruse në Zaporizhzhia 

Numri i të vdekurve pasi sulmet me raketa ruse goditën një ndërtesë apartamentesh të qytetit është rritur në 14, sipas Anatolii Kurtiev, sekretar i këshillit të qytetit të Zaporizhzhia.
“Ne vazhdojmë të marrim lajme dëshpëruese nga çmontimi i rrënojave në ndërtesat e dëmtuara nga sulmi i djeshëm. Numri i të vdekurve tani është rritur në katërmbëdhjetë”, tha Kurtiev në Telegram.
Moska nisi një seri sulmesh fatale me raketa në qytetin e Zaporizhzhia herët të enjten, vetëm disa orë pasi Kremlini nënshkroi një dekret për të kapur zyrtarisht një termocentral masiv bërthamor aty pranë.
Qyteti i Zaporizhzhia nuk është shumë larg vijës së parë të konfliktit. Megjithëse qyteti është nën kontrollin e Ukrainës, rreth 75% e rajonit më të madh Zaporizhzhia është i pushtuar nga forcat ruse.
Ky rajon është një nga katër territoret ukrainase që Rusia pretendon të aneksojë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar./21Media

Back to top button