Shkon në 6 numri i të vdekurve pas sulmit me thikë në Sidnej

(Lajm i përditësuar)


Gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje kritike, përfshirë një fëmijë të vogël, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnej.

Pesë persona vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër vdiq më vonë nga plagët me thikë në spital, konfirmoi për CNN një zëdhënës i policisë së Uellsit të Ri Jugor.

I dyshuari – për të cilin policia tha se veproi i vetëm – u qëllua për vdekje në vendngjarje nga një police.


Pesë të vdekur pas sulmit me thikë në qendrën tregtare në Sidnej

Pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, përfshirë një fëmijë të vogël, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnej.

Policia e ka konfirmuar numrin e të vrarëve dhe ka thënë se sulmuesi është qëlluar, po ashtu, për vdekje.

Në disa pamje më herët rrjetet sociale janë parë disa viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.


Të paktën katër të vdekur nga sulmi në qendrën tregtare në Sidnej

Të paktën katër persona besohen të vdekur si rezultat i një “incidenti” në Bondi Junction Westfield , një qendër tregtare me gjashtë nivele në lindje të Sidnejt.

Janë raportuar goditje të shumta me thikë, me ambulancat që iu përgjigjën “raportimeve se një burrë vraponte rreth Westfield me thikë”. Një nënë dhe foshnja e saj raportohet se janë në mesin e atyre që trajtohen për plagë me thikë.

Policia tha se një burrë u qëllua në vendin e sulmit. Nuk dihet nëse numri i katër të vdekurve përfshin edhe sulmuesin.

Jason, një blerës i evakuuar nga qendra, tha për 9 News se ai e pa sulmuesin e supozuar me një “thikë të madhe”. Jason tha se më vonë ishte dëshmitar i policisë që qëlloi sulmuesin përpara se të jepte ndihmën e parë.

Ende nuk është përcaktuar motivi i sulmit.

Qendra është ende në mbyllje, me blerësit që ishin fshehur në dyqane që vazhdojnë të dalin nga dyqanet ndërsa ekipet e reagimit taktik të armatosur rëndë lëvizin nëpër qendër.

Autoritetet u thonë njerëzve që të shmangin zonën, pasi rrugët mbeten të mbushura me ambulanca dhe automjete policie.


Sulm në një qendër tregtare në Sidnej 

Qindra njerëz janë larguar nga një qendër tregtare në Sidnej pasi u raportua për të shtëna dhe therje.

Mediat lokale raportuan se të shtëna armësh mund të dëgjoheshin brenda qendrës tregtare “Westfield”.

Rportoi se një burrë është plagosur.

Policia po zhvillon operacionin brenda qendrës, ndërsa njerëzit janë evakuuar nga zona./21Media

Back to top button