Shkrihet suficiti tregtar i Gjermanisë, bien eksportet

Eksportet në muajin tetor kanë rënë me 0.4 për qind krahasuar me muajin e kaluar

Eksporti gjerman shënoi përsëri rënie në muajin tetor për të dytin muaj radhazi, ndërsa importet u rritën, duke rezultuar në rënien e suficitit tregtar të ekonomisë më të madhe evropiane.

Agjencia federale gjermane e Statistikave njoftoi sot se eksportet në muajin tetor kanë rënë me 0.4 për qind krahasuar me muajin e kaluar, pas rënies në shtator prej 0.4 për qind në baza mujore, sipas të dhënave kalendarike dhe sezonale.

Back to top button