Shkumbin Ismaili rikthehet me këngën e re “Malli”

Shkumbin Ismaili, një nga zërat më të dalluar të skenës shqiptare, rikthehet fuqishëm në muzikë me premierën e këngës së tij më të re, titulluar “Malli”.

Projekti sjell një kombinim të pasur emocionesh, zë unik dhe një prodhim muzikor të realizuar me përkushtim deri në detajin më të vogël.

Kënga “Malli” mban vulën e Shkumbinit, i cili është autor i muzikës, tekstit, miksimit dhe aranzhimit. Instrumentali përfshin tinguj e kitarës së interpretuara nga Pellumb Qerimi, ndërsa pjesa e mastering-ut është realizuar nga producenti i njohur Simon Duggal, duke i dhënë projektit një tingull modern dhe ndërkombëtar që mund të konkurrojë lehtësisht me standardet globale.

Videoklipi u prodhua nga General Studio nën regjinë e Ana Marija Sabo, me Dario Sabo si drejtor fotografie.

Back to top button