Shkurta nostalgjike për hitin “E kam emrin kosovar”, video kur e ka kënduar 100% live

 

Ajo është ndër këngëtaret e mirënjohura të zhanrit popullor, e cila me zërin dhe stilin e veçantë është pranë publikut me dekada të tëra. Fjala është për artisten e njohur nga Mushtishti i Suharekës, Shkurte Fejzën, këngët e së cilës, ndonëse të realizuara para më shumë se 20 vitesh, ende dëgjohen me ëndje.

E kur jemi te hitet e Shkurtes, njëra ndër to është kënga “E kam emrin kosovar”, e cila edhe në ditët e sotme këndohet nga artistë të shumtë, shkruan rtv21.tv

E mbase pikërisht për këtë këngë, së fundmi, këngëtarja pati nostalgji, pasi e publikoi një video, në të cilën shihet duke e kënduar live këtë këngë. “”E kam emrin kosovar” #2000 #live #100%live”, shkroi artistja në instagram, ku mori pëlqime dhe komente të shumta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shkurte Fejza (@shkurte.fejza)

Ndyshe, në vitin 1997, Shkurte Fejza ka publikuar albumin me titullin “E kam emrin kosovar”./21Media

Back to top button