Zgjerohet shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Është zgjeruar Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Sipas SHSKUK-së, Shërbimi i Hemodializës është aktivizuar falë ndihmës së një donatori. Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pranë Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë.
“Tani e tutje, pacientët do të kenë mundësinë të kryejnë shërbimin e hemodializës edhe në Repartin e Kujdesit Intensiv në këtë klinikë. Aktualisht ne repartin e Kujdesit Intensiv është duke u trajtuar 1 pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Po ashtu, nga i njëjti donator është siguruar Komora, e cila shërben për përgatitjen e kimioterapisë, në mënyrë që terapia të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt. Pra është bërë zgjerimi edhe i shërbimit për përgatitjen e kimioterapisë në kuadër të hapësirës tek Ambulanta Specialistike të Klinikës së Pediatrisë.
ShSKUK ka bërë të ditur se kjo do jetë në shërbim të pacientëve të cilët marrin kemioterapi përmes ambulantave specialistike.
“Pajisja e Komoras, ofron një siguri të lartë si për pacientin, po ashtu edhe për personelin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./21Media

Back to top button