Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju ka bërë thirrje gastronomëve e punëtorëve që më 25 shtator nga ora 14:00 – 15:00, të mbyllin bizneset e tyre dhe të dalin para Qeverisë e Kuvendit të Kosovës për të dorëzuar kuponat fiskal.

Ata kanë thënë se po u cënohet e drejta e biznesit në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook ata janë shprehur se “më të lehtë dhe më të përballueshme e kemi të kalojmë kohë në qeli sesa të shohim shkatërrimin e asaj që ndërtuam me shumë mund. Neve nuk na ka mbetur asnjë alternativë tjetër, sepse po na e cënoni ekzistencën, më keq se kaq nuk ka”.

Gjithashtu, këtë muaj Shoqata e Gastronomëve i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të aprovojnë kërkesat e saj lidhur me zgjatjen e orarit të qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre deri në orën 24:00 në mesnatë. /21Media