Shoqata e Kërkim Shpëtimit nga Kosova shpëton edhe një 3-vjeçare në Turqi

(Lajm i përditësuar)
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur të shpëtojë edhe një fëmijë 3-vjeçar në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e cila ka publikuar video në “Facebook” nga vendi i ngjarjes.
“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas tërmetit shpëtimi i vogëlushes 3-vjeqare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim nxjerr të gjallë një 26-vjeçare në Turqi
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka arritur ta nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga rrënojat në Turqi.
Kjo Shoqatë ka publikuar sot një video nga vendi i ngjarjes.
“Shpëtimi i vajzës 26 vjeqare me ndihmen e shoqatës sonë, mbas 9 dite pasi ndodhi termeti. ”, thuhet në postimin e shoqatës në “Facebook”.

Tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 që goditën Turqinë një javë më parë, kanë lënë të paktën 35 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë./21Media

Back to top button