Shoqata Shqiptaro Amerikane Ulqini shpreh ngushëllime për familjen e heroit Afrim Bunjakut

Shoqata Shqiptaro Amerikane Ulqini ka shprehur ngushëllime për familjen e heroit, Afrim Bunjakut që u vra të dielën në veri.

Në reagimin e shoqatës thuhet se heronj si rreshteri Afrim Bunjaku na bëjnë krenarë për veprat heroike duke dhënë jetën për vend e tyre.

Gjtihashtu theksohet se ”Ulqini ka qenë, është dhe do të jetë çdo herë me vëllazërit dhe motrat tona nga Kosova!”.

”Heronj si rreshteri i politikave të Republikës së Kosovës Afrim Bunjaku na bëjnë krenarë për veprat e tire heroike duke dhënë jetën për vendin e tyre. Një akt terrorist si i udhehequr nga Serbia dhe Rusia ditëve të fundit janë dëshmitar që është i mbrojtur nga e gjithë bota liderët e tyre. Ne si komunitet shqiptar këtu në Amerikë e denojmë këtë sulm të pabesë dhe terroristëve që shpresojnë aktit por edhe udhëheqësit nga Beogradi të marrin denimin e merituar dhe të pamëshirshëm. Kemi kaluar shum sfida si komunitet shqiptar jemi te sigurt se prap do t’i kalojmë, por asnjëherë duke i’u nënshtruar armikut të përbetuar dhe vazhdonmë dhe qendrojmë të bashkuar në të gjitha sfidat e jona. Ulqini ka qenë, është dhe do të jetë çdo herë me vëllazërit dhe motrat tona nga Kosova!
Nderojmë sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku”, thuhet ndër tjera në reagimin e Shoqatës./21Media

Back to top button