Shpallet konkursi për Udhëheqës Artistik në Ansamblin “Shota”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkursin për përzgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, “Shota”.
Sipas njoftimit, kandidatit i kërkohet që të ketë diplomë universitare nga fusha e arteve skenike muzikore. Gjithashtu, 5 vjet punë përvojë relevante.
MKRS njofton se konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar dhe emërimi është me mandat katër vjeçar.
Data e njoftimit për procedurat e konkurimit është 12.03.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 13.03.2022 deri më 27.03.2022./21Media

Back to top button