Shpenzimet e varrimit në Suharekë tani i mbulon komuna

Shuma për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro

Sipas një marrëveshjeje të mirëkuptimit për financim, që është nënshkruar sot ndërmjet kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt dhe dy përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Komunën e Suharekës, kryetarit të Bashkësisë Islame, Halim Shehut dhe priftit të Bashkisë Katolike, Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve.

“Në marrëveshjen e mirëkuptimit, thuhet se qëllimi i saj është mbulimi i shpenzimeve me mjete financiare për kryerjen e riteve fetare dhe të shpenzimeve të varrimit për qytetarë të Komunës së Suharekës, të dy përfaqësive asaj islame dhe katolike”, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Suharekës.

Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të fillojë të zbatohet që nga 1 marsi i këtij  viti.

Back to top button