Shpërthen bombola e gazit, merr flakë banesa
Një banesë në Tiranë sot është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në një kompleks pallati.
Si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit./oranews