Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, pas dy vajzave, vdiq edhe nëna

Ka vdekur Alketa Gjoka, nëna e dy vajzave që vdiqën pas shpërthimit të një bombole gazi në një hotel në Velipojë.
Ajo ka vdekur në Itali, aty ku po kurohej që prej muajit korrik.
I vetmi i mbijetuar nga familja është djali i mitur, Enrik Gjoka, i cili është në koma.
Për këtë ngjarje, ka përfunduar në pranga Petrit Mollaj, tregtar gazi, i cili akuzohet se i ka shitur gazin familjes Gjoka në Velipojë. Ka rezultuar se Mollaj ka tregtuar gaz në kundërshtim me ligjin./vizionplus

Back to top button