Shpërthimi i gazit në restorant shkatërron një lagje, ka edhe viktima

Të paktën një person ka humbur jetën dhe një lagje e tërë është shkatërruar pas një shpërthimi gazi në një restorant në Shenyang, në verilindje të Kinës.
Shpërthimi ndodhi në Provincën Liaoning në orën 8:20 të mëngjesit të së enjtes. Shkaku i shpërthimit është duke u hetuar.
Një operacion i madh shpëtimi dhe evakuimi i banorëve është duke u zhvilluar ndërsa autoritetet e urgjencës dhe gazit mbeten në vendngjarje.
Të paktën 33 persona kanë shkuar me urgjencë në spital pasi u lënduan nga shpërthimi i fuqishëm i cili dëmtoi ndërtesa dhe makina të shumta, transmeton rtv21.tv.
Pamjet tronditëse tregojnë sesi ndërtesat janë kthyer në gërmadha me rrugët e shpërndara në xham të thyer dhe mbeturina të tjera.
Një video tjetër tregon rrugën e mbushur me tym që del nga një ndërtesë ndërsa banorët e tmerruar ikin nga vendi i ngjarjes.
Katër muaj më parë një shpërthim i ngjashëm mori jetën e 25 personave dhe lëndoi më shumë se 100 të tjerë kur shpërtheu një linjë gazi në provincën Hubei të Kinës qendrore./21Media

Back to top button