Shpëtohet lodra e rrallë 91-vjeçare 

Një lodër e rrallë, Mickey Mouse u shpëtua nga deponia pasi punëtorët e panë atë në një vend riciklimi.
Ajo daton në vitet 1930 dhe ishte hedhur jashtë nga një banor në Monmouthshire, transmeton rtv21.tv.
Ekspertët nga Muzeu Abergavenny zbuluan se lodra ishte bërë në të vërtetë aty pranë – në fabrikën e vjetër të lodrave Dean në qarkun fqinj Torfaen.
Tani ajo i është dhuruar Muzeut Pontypool.
Hulumtimet zbuluan se fabrika e lodrave Deans ishte prodhuesi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që prodhoi artikuj Disney në vitet 1930.
Një shembull pothuajse identik i lodrës, versioni më i hershëm i Mickey, siç u shfaq në filmin e tij debutues të vitit 1928 Steamboat Willie – mbahet brenda koleksioneve të Muzeut V&A në Londër.
Versione të tjera në gjendje të mirë të kukullës janë shitur për rreth 300 funte, por nuk ka asnjë tregues se sa ekzistojnë ende.
Për shkak të lidhjeve historike me Pontypool – me muzeun e qytetit më pak se një milje nga vendi ku dikur ishte fabrika e Dean-it – kuratorja e Muzeut Abergavenny Rachael Rogers sugjeroi dhurimin e lodrës.
“Unë mendoj se është e mrekullueshme që Mickey, pas jetës së tij shumë të gjatë, është shpëtuar nga mbeturinat,” tha anëtarja e kabinetit të këshillit Monmouthshire për shërbimet e lagjes, Jane Pratt.
Kuratorja e Muzeut Pontypool, Caitlin Gingell, tha se stafi shpresonte ta dërgonte Mickey-n te një konservator profesionist për t’u pastruar  përpara se të dilte në ekspozitë si pjesë e një ekspozite të vogël rreth prodhuesit të lodrave./21Media

Back to top button