Shqipëri, as në raundin e dytë s’ka emër për president

Është “djegur” tashmë edhe raundi i dytë për zgjedhjen e një kandidati për presidentin e ri të Shqipërisë.
Deri në orën 16:00 nuk ka pasur asnjë kandidaturë dhe emër nga palët, ndërsa pritet që nesër në orën 18:00 të mbahet takimi tjetër negociuese.
Pas një dakordimi për të propozuar kandidatë vetëm opozita në 3 raundet e para, duket se palët janë “zënë” sërish dhe janë tërhequr nga ky konsensus.
Opozita e përfaqësuar nga Alibeaj pretendon se mazhoranca ka prishur marrëveshjen duke mos votuar kandidatët e opozitës, ndërsa Balla nga PS tha se mazhoranca vetëm nuk do të propozojë kandidatura, por jo të votojë kandidatët e opozitës./oranews

Back to top button