Gjendet trupi i personit që kishte rënë në lumë në Deiq të Klinës
Një trup sapo është nxjerrë nga lumi në fshatin Deiq të Klinës, i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Trupi i pajetë është nxjerrë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion”, u shpreh Gashi.
Viktima dyshohet që ka rënë mëngjesin e sotëm në lumin e fshatit Deiq të komunës së Klinës.
Sipas Gashit, grupi i peshkatarëve kishin tentuar ta nxirrnin nga uji, mirëpo përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme sepse ai ishte zhytur edhe më thellë në lum.
”Sot rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit, disa peshkatarë të cilët ishin duke peshkuar në fshatin Deiq të komunës së Klinës. Ata kanë vrenjtë një turp që ishte duke e zvarritur lumi, të njëjtit kanë tentuar ta nxjerrin prej ujit trupin, mirëpo pa suksese sepse është zhytur më poshtë trupi”, ka thënë Gashi./21Media