Shqiprim Arifi bëhet gjysh

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është bërë gjysh për herë të parë.
Lajmin e gëzueshëm Arifi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Arifi ka treguar se vajza e tij ka sjellë në jetë një djalë, për të cilin ka zgjedhur emrin Lean.

“Një mrekulli e vogël, mbrëmë i’u shtua familjes sime! Lavdrata bija ime, u bë nanë! Uroj që me urtësinë e saj të përkund një jetë me dashuri për të birin! Lavdrata dhe Berat, ta gëzoni epitetin më të mirë, ashtu si gëzimin e ardhjes në jetë të Lean-it. Faleminderit që mua dhe Arbenitës, nga sot na dhat emrin gjysh dhe gjyshe”, ka shkruar Arifi në Facebook./21Media
Back to top button