Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar shtatë raste të ”dhunës në familje”.
Dje një grua nga Prishtina ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Të enjëten në mbrëmje një femër nga Fushë Kosova ka raportuar se para dy jave është ndarë nga bashkëshorti i saj mashkull  kosovar pasi që kishin probleme të vazhdueshme mes vete si dhe i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, por nga frika viktima nuk e ka raportuar rastin.
Një grua nga Obiliqi ka raportuar se dje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.
Mbrëmë një burrë nga Suhareka ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me djalin e tij dhe ky i fundit pasi ishte fjalosur me të atin dhe me një mysafir që kishin është larguar nga shtëpia. Rasti është duke u hetuar.
Dje është arrestuar një grua nga Peja pasi që e njëjta e ka kanosur bashkëshortin e saj. Nga e dyshuara është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, një rast i dhunës në familje është shënuar edhe në Klinë, ku është arrestuar një burrë kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu edhe mbrëmë në Gjakovë është arrestuar një burrë kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa  me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button