Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtatë të arrestuarit për korrupsion sot dalin para gjykatës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë  personave të arrestuar, të dyshuar për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet sot, më 20 dhjetor, në ora 12:00.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Kujtojmë se të dyshuarit janë arrestuar të enjten, ku të njëjtët sipas Prokurorisë Speciale janë kapur gjatë shkëmbit të parave.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button