Shtatë të vdekur në aeroportin e Kabulit
Shtatë persona humbën jetën në turmat jashtë aeroportit të Kabulit, derisa njerëzit e dëshpëruar po përpiqen të ikin nga Afganistani, pasi talebanët e morën në dorë këtë shtet, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.
Një zëdhënës i kësaj ministrie tha se “kushtet duken shumë sfiduese, por po përpiqemi të bëjmë çdo gjë për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt të mundshme”.
Situata po bëhet më e trazuar dhe e rrezikshme ndërsa afrohet afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave amerikane.
Është e paqartë nëse evakuimi do të shkojë përtej asaj date – ose nëse talebanët do ta lejojnë atë – por Britania e Madhe ka premtuar “mbështetjen e saj të plotë” nëse SHBA vendos të qëndrojë më gjatë në terren.
Ndërkohë shkruajnë mediat e huaja, turma të mëdha po kampojnë rreth perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai, shumë prej tyre pa shpresë për të gjetur një vend në një aeroplan.
Të shtunën, ambasada amerikane u tha qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg aeroportit nëse nuk udhëzohen të udhëtojnë mes raporteve që forcat e sigurisë janë gjithnjë e më të shqetësuara për kërcënimin nga ISIS.
Aktualisht janë rreth 4 mijë e 500 trupa amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, e 900 ushtarë britanikë përreth tyre, në përpjekje për të ofruar siguri gjatë fluturimeve të evakuimit./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?