Shtëpia e Bardhë mohon mospajtimet Trump-Merkel

Trump ka marrëdhënie të mira me Merkelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, e konsideron Gjermaninë si një aleate të rëndësishme të Uashingtonit dhe ai pajtohet mjaft mirë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka theksuar Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi Shon Spajser tha se Trump dhe Merkel pajtohen mjaft mirë dhe se presidenti amerikan ka një respekt të madh për Merkelin dhe shtoi se Trump nuk e konsideron jo vetëm Gjermaninë, por gjithë Evropën si aleate të rëndësishme të Amerikës, shkruan rtv21.tv

Spajser këtë deklaratë e bëri pasi që Trump kritikoi gjatë javës Gjermaninë për shkak të suficitit të madh tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shkak të buxhetit të reduktuar për ushtri. Më herët, Merkel shprehu dyshimin e saj se Amerika është një aleate e besueshme.

Në anën tjetër, Trump i ka dhënë udhëheqësve botëror numrin e telefonit të tij mobil, duke ju thënë që ta thërrasin drejtpërsëdrejti, e që është shkelje e protokollit diplomatik.

Por krahas shkeljes së protokollit, Trump i ka shkaktuar telashe edhe shërbimeve, të cilat kujdesen për sigurinë dhe fshehtësinë e komunikimeve të presidentit.

Trump i ka bërë apel udhëheqësve të Kanadasë dhe të Meksikës që ta thërrasin në telefonin mobil dhe këtë ofertë deri me tani e ka shfrytëzuar vetëm Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo.

Trump ka shkëmbyer numrat e telefonave edhe me Presidentin e Francës, Emanuel Makron, kanë njoftuar zyrtarët francezë, por nuk qartësuan se a do të shfrytëzoi Makron lidhjen e hapur me presidentin amerikan./21Media

Back to top button