Shtëpia ngjyrë vjollce, u refuzua nga këshilli

Një banori që jeton në një zonë konservimi, i cili e ka bërë shtëpinë e tij ngjyrë vjollce do t’i duhet ta ndryshojë prapë atë.
Ian Davis, i cili jeton në Oxhey në Hertfordshire, e ka lyer shtëpinë e tij në gusht të vitit 2020 dhe iu tha në qershor se ai duhet të kishte kërkuar lejen e planifikimit.
Aplikimi i tij retrospektiv u refuzua nga Watford Borough Council i cili tha se kishte një “ndikim të dëmshëm” në karakterin e shtëpisë së ndërtuar në vitin 1902.
Ai tha se ngjyra ishte “e papërshtatshme” për periudhën kur u ndërtua.
Zona e Ruajtjes së Fshatit Oxhey u prezantua në vitin 2013, në një kohë kur Grupi i Mjedisit të Fshatit Oxhey prodhoi një udhëzues për kufizimet në pronat.
Davis, i cili ka jetuar në shtëpinë në Capel Road për 20 vjet, tha se kurrë nuk i kishte shkuar në mendje se ishe në një zonë konservimi, dhe që do të të duhej të merrte leje për të lyer shtëpinë.
Këshilli tha se ishte “për të ardhur keq” që Davis kishte ndryshuar ngjyrën para se të kërkonte miratimin e planifikimit dhe se zonat e ruajtjes ekzistonin në mënyrë që “karakteri dhe pamja e tyre e veçantë të ruhej dhe përmirësohej”./21Media

Back to top button