Shtetasi i Afganistanit rrahu gruan në Ferizaj

Një shtetas i Afganistanit është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Ferizaj, nën dyshimin se e ka rrahur bashkëshorten e tij.
Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Afganistanit, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase Afgane. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton Policia./21Media 

Back to top button