Shtrenjtohet Haxhi, kjo është shuma që duhet të paguajnë kosovarët

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka bërë të ditur se shkuarja në Haxh për vitin 2023 do të kushtojë 6 mijë e 350 euro.

BIK-u ka vendosur se haxhillëku sivjet do të kushtojë 6 mijë 350 euro.

“Ju njoftojmë se, duke analizuar të gjitha çmime e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite, aviotransportit e të tjera, çmimi për një haxhi këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro“, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Vitin e kaluar Kosova ka qenë në top 15-shën e shteteve më të shtrenjta për të shkuar në Haxh. Për vitin 2022 shkuarja në haxh kushtonte 5 mijë e 700 euro./21Media

Back to top button