Shtyhet dorëzimi i vaksinave nga ana e Serbisë në Maqedoninë e Veriut

 

Për shkak të dokumentacionit teknik të nevojshëm shtesë, dorëzimi i vaksinave nga ana e Serbisë në Maqedoninë e Veriut shtyhet për datë tjetër, njoftojnë nga Kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Po njëjtë edhe nga Qeveria e Maqedonisë njoftuan se ngjarja e së enjtes anulohet.

“Ju informojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarja që u njoftua për nesër, 11 shkurt 2021 (e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanovc shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme”, theksojnë nga Qeveria, shkruan TV21./21Media

Back to top button