Kaloni te përmbajtja kryesore

Shyti: Trupi i Xhensila Myrtezajt është i maruar prej kirurgut

Ka kohë që trupi i Xhensila Myrtezajt është përfolur jashtëzakonisht shumë në rrjet, duke shfaqur dilema për ndryshime.

Ajo pas ndarjes nga aktori, Bes Kallaku ka pasur një ndryshim drastik në pamje fizike. Video të shumta kanë qarkulluar në rrjete sociale, të shkrepura nga fansat në koncertet ku ajo ka performuar, shkruar portali rtv21.tv

Lidhur me këtë çështje, trajnerja e fitnesit, Agnesa Shyti e ftuar në emisionin Ftohtë e Nxehtë të RTV21, ka thënë se trupi i Xhensilës vërehet se është nuk është trup i bërë nga palestra, ku shtoi se trupi i saj është i bërë nga kirurgu.

“Nuk mujnë të bëhen tona në palestër, nuk mund të krijohen tona qato lloje të trupash në palestër, është një trup i nje femrës që qdo femër kish pas qefë me pas andërr një trup të tillë, mirëpo të maruar prej kirurgut po, literalisht po. Qaj trup nuk është i ndërtuar në palestër me sa vite eksperiencë. Është diqka që shihet, vrehen edhe vijat ku ka edhe intervenime”, tha Shyti. /21Media

Për më shumë informacione ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button