Si duhet të kujdeseni për diabetin gjatë verës, tregon Dr. Amir Rexhepi

“Nxehtësia ekstreme mund të ndikojë në kontrollin e sheqerit në gjak. Nëse përdorni insulinë ose nëse sheqeri në gjak nuk kontrollohet në mënyrë efektive, mund të jetë një rrezik më i lartë gjatë muajve të verës.”, kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv Dr. Amir Rexhepi – endokrinolog, i cili ka informuar se përkeqësimi i kontrollit të sheqerit në gjak është shpesh shqetësimi kryesor dhe në varësi të nivelit të aktivitetit tuaj, paraqitja e hipoglikemisë (rënia e sheqerit në gjak) mund të jetë gjithashtu shqetësim tjetër.
Endokrinologu ka bërë të ditur se nëse keni pasur komplikime nga diabeti që kanë dëmtuar nervat e gjëndrave të djersës, mund të mos jeni në gjendje të djersitni siç duhet dhe kjo mund të bëhet serioze kur temperaturat e jashtme rriten, duke çuar në rraskapitje nga nxehtësia dhe goditje nga nxehtësia.
3 shenja të hershme të diabetit që nuk duhet t'i anashkaloni - Bota Sot
“Nëse sheqeri juaj në gjak është kryesisht më i lartë se 250 mg/dl (13.8 mmol/l), ju rekomandojmë të përmirësoni nivelin e sheqerit në gjak përpara se të angazhoheni në aktivitete të rënda fizike – pavarësisht nga klima dhe temperatura.”, ka treguar Dr. Rexhepi.
Si mund të ndikojë nxehtësia te diabetikët?
Endokrinologu Amir Rexhepi ka bërë të ditur se mënyra se si nxehtësia ndikon në nivelet e glikemive varet nga ajo që keni ngrënë, nëse jeni të hidratuar mirë dhe nga niveli i aktivitetit tuaj.
“Nëse nxehtësia dhe aktiviteti juaj ju bëjnë të djersiteni shumë, mund të dehidroheni, duke çuar në një rritje të niveleve të glukozës. Kjo pastaj, mund të çojë në urinim të shpeshtë, i cili më pas çon në dehidrim të mëtejshëm dhe madje edhe në nivele më të larta të sheqerit në gjak – duke hyr në një lloj cikli vicioz.”, ka potencuar ai.
Diabeti, si ta mbajmë nën kontroll gjatë verës – Podiumi Lajmet më të fundit në Shqipëri
Sipas Rexhepit, gjërat mund të bëhen edhe më keq nëse trajtimi përfshin insulinë: Dehidrimi redukton furnizimin me gjak në lëkurën tuaj dhe për rrjedhojë, aftësia e trupit tuaj për të absorbuar insulinën që keni injektuar zvogëlohet.
Si të bëhet rregullimi i dozave të insulinës?
Aktiviteti fizik zakonisht shkakton uljen e niveleve të sheqerit në gjak, duke reduktuar nevojën tuaj për insulinë, por, shtimi i papritur i stërvitjeve, sipas doktorit, mund t’ju vendosë në një rrezik për sheqer të ulët në gjak (hipoglikemi).
Dr. Amir Rexhepi për rtv21.tv ka dhënë disa këshilla për t’ju ndihmuar në menaxhimin e diabetit tuaj derisa shijoni aktivitetin jashtë:
Pini shumë ujë
Shmangni dehidimin
Rregulloni insulinën sipas nevojës
Testoni shpesh nivelet e sheqerit në gjak
Mbani me vete artikuj për të trajtuar hipoglikeminë. Kjo përfshin tableta të glukozës ose xhel glukoze
Merrni disa ushqime me vete
Ruani mirë ilaçet dhe furnizimet tuaja
Shmangni djegiet nga dielli. – Djegiet nga dielli stresojnë trupin tuaj dhe mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.
Përdorni një krem ​​dielli me spektër të gjerë dhe vishni veshje mbrojtëse për sytë
Mbroni këmbët
Ndikimi i temperaturave të larta te diabetikët | Lipjani News
Vishni mbathje gjatë notit në liqen ose duke ecur në plazh. Është e vështirë të shohësh fundin e liqeneve ose të dish se çfarë fshihet nën rërë, kështu që mbroni këmbët tuaja nga prerjet dhe lëndimet.
Endokrinologu Amir Rexhepi gjatë intervistës për rtv21.tv ka dhënë disa rekomandime sa i përket ushqimit gjatë verës për pacientët me diabet.
“Shumë njerëz me diabet shmangin frutat, nga frika se ëmbëlsia e frutave do të rrisë sheqerin në gjak. Frutat janë plot me vitamina, minerale dhe antioksidantë të gjithë të rëndësishëm për një shëndet të mirë. Çelësi për të kontrolluar sheqerin në gjak është madhësia e frutave dhe sasia totale e ngrënë.”, ka potencuar Dr. Rexhepi.
Shijoni frutat dhe perimet e stinës

Derisa perimet në përgjithësi janë më të ulëta në karbohidrate sesa frutat, sipas Dr. Rexhepit, shumë perime duhet të merren parasysh në numërimin e karbohidrateve kur vlerësoni nevojat tuaja për insulinë, veçanërisht në verë kur prireni të hani më shumë, pasi prodhimet janë aq të disponueshme dhe të freskëta.
Endokrinologu ka treguar se perimet si: specat, kungujt, bizelet, misri, karrotat, qepët dhe preshi në porcione të mëdha, mund të rrisin sheqerin në gjak, sikurse perimet tipike rrënjë/tuberoze për të cilat shpesh mendojmë si patatet, panxhari,
Sipas tij, frutat gjithashtu rrisin sheqerin në gjak, por si frutat ashtu edhe perimet ofrojnë sasi të mëdha të vitaminave dhe mineraleve që janë të rëndësishme për një shëndet të mirë dhe nuk duhen shmangur.
“Thjesht mësoni se si ato ndikojnë në sheqerin tuaj në gjak dhe kërkoni mbështetje nga mjeku juaj për të bërë rregullime nëse është e nevojshme për të mbajtur një kontroll të mirë të sheqerit në gjak. Për shembull, shalqiri është një frut me përmbajtje të lartë uji dhe fibrash.  Megjithatë, njerëzit që jetojnë me diabet duhet të kenë parasysh se në çfarë proporcioni duhet të hahet fruti. Kjo është për shkak se shalqiri ka një indeks glicemik (GI) prej 72 për 100 g shërbim. Ata me diabet zakonisht duhet të mendojnë dy herë përpara se të konsumojnë ndonjë shalqi.”, kështu ka bërë të ditur doktori, me ç’rast, ka potencuar se njerëzit me diabet mund të konsumojnë 150-200 g shalqi në të njëjtën kohë, do t’ju japë rreth 15 gramë karbohidrate.
Diabeti, ushqimet dhe perimet që e luftojnë - Top Channel
“Një copë e vogël frutash të plota ose rreth ½ filxhan fruta të ngrira ose të konservuara ka rreth 15 gram karbohidrate.  Servimet për shumicën e manave dhe pjeprit të freskët janë nga ¾–1 filxhan.  Lëngu i frutave mund të variojë nga ⅓–½ filxhan për 15 gram karbohidrate.Vetëm dy lugë frutash të thata si rrushi i thatë ose qershitë e thata përmbajnë 15 gram karbohidrate, prandaj kini kujdes me madhësinë e porcioneve tuaja!”, ka treguar Dr. Rexhepi.
Sipas tij, frutat mund të hahen në këmbim të burimeve të tjera të karbohidrateve në planin tuaj të vakteve, si drithëra ose bulmet.
“Shumica e frutave kanë një indeks të ulët glicemik (GI) për shkak të përmbajtjes së tyre të fruktozës dhe fibrave.  Pjepri dhe ananasi kanë vlera mesatare të GI ashtu si disa fruta të thata si hurmat, rrushi i thatë dhe boronicat e ëmbla.”, ka bërë të ditur ai.
Endokrinologu gjatë intervistës për rtv21.tv ka treguar se cilat fruta mund të konsumohen nga personat që vuajnë nga diabeti dhe nga cilat fruta duhet të ruhen ata.
Cilat fruta duhet të shmangen për personat që kanë diabet?
Ndërsa shumica e frutave konsiderohen të përshtatshme për konsum për diabetin, disa nuk kanë të njëjtin reputacion.  Pacientët me  diabet duhet të shmangin frutat si rrushi, mango, shalqini, bananet e pjekura dhe hurmat e thata. Ato janë të larta në sheqer dhe kanë një indeks të lartë glicemik, duke çuar në një rritje të menjëhershme të sheqerit në qarkullimin e gjakut.
The Best Fruit For Diabetics and Low GI Diets | Ripe
Cilat janë frutat më të mira për të ngrënë për njerëzit me diabet?
Çdo frut me indeks të ulët glicemik konsiderohet i përshtatshëm për konsum nga pacientët diabetikë. Fruta të tilla përfshijnë: mollët, portokajt, manaferrat, guavat, kivit, frutat dragoi, pjeshkat, shegat dhe avokadot.
 Çfarë frutash mund të konsumojë lirisht një pacient me diabet?
Një person diabetik mund të hajë çdo frut me GI të ulët. Fruta të tilla përfshijnë: mollët, guavat, portokajt, pjeshkat, manaferrat, avokadot, etj..Por, siç ka shtuar endokrinologu Dr. Amir Rexhepi, nuk duhet të teprohet me asnjërën nga këto dhe gjithmonë të konsultohet mjeku endokrinolog./21Media

Back to top button