Si erdhi deri te vdekja e hendbollistit kroat? Kronologjia e ngjarjes
Sonte në ClickPlus në TV21 është e pranishme drejtoresha e Klinikës për nestezion, reanimim dhe mjekim intensiv, Maja Mojsova. Ajo ka treguar në mënyrë kronologjike ngjarjen e vdekjes së hendbollistit kroat të klubit “Butel”, Denis Tot.
Ajo tha se kanë marrë njoftim se ka person që është i shtrirë në trotuar.
“Në ora 03:45 është bërë kompjuteri, në ora 03:25 është sjellë pa aktivitet të zemrës. Pati aso spekulime, por sulm në zemër nuk është… aktivitet i zemrës, nuk ka marrë frymë… Kolegia që është thirrur, kur e ka parë, menjëherë ka reaguar për ta ngjallur, e ka lidhur gypin për frymëmarrje, ka filluar aktiviteti i zemrës. Janë dhënë mjekime, ka qenë pesimiste për pamjen e përgjithshme, por ka qenë e re, bëhet fjalë për person të ri dhe aksioni është gjithmonë më i madh. Ka fituar akion të zemrës dhe tension. Tensioni i gjakut është i rëndësishëm pasi bën që të gjitha organet të aktivizohen”, sqaroi Mojsova.
Ajo sqaroi se meqë ka qenë vdekja e paqartë, kanë arritur të kryejnë tomografi të gjithë trupit./TV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?