Si erdhi deri te vrasjet e sotme në Istog?

Në vend ngjarje është gjetur edhe një granatë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve “21 Live News”, në RTV 21, dha detaje rreth vrasjes së policit Izet Demaj dhe të grabitësit sot në Istog.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:35, kur një grabitës ka tentuar të plaçkitë filialin e bankës NLB në Istog. Sipas Kelanit personi i dyshuar në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë. Sipas tij, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar t’i përgjigjen me armë zjarri duke e lënë të plagosur personin e dyshuar, përcjell rtv21.tv.

Kelani tutje bëri të ditur se gjatë intervenimit policor, si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri  edhe një zyrtar policor ka pësuar plagë të rëndë dhe i cili nuk u ka mbijetuar plagëve.

Sipas Kelanit në vendin e ngjarjes nga gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në afërsi është gjetur një granatë dore, një armë zjarri revole dhe një armë AK-47 me municion, të cilat i ka poseduar i dyshuari.

Kelani për RTV 21 po ashtu tregoi se sipas hetimeve të para rezulton se grabitësi ka pasur një të kaluar kriminale në një shtet të Evropës

Kohëve të fundit vetëm në Rajonin e Prishtinës janë shkatërruar 19 grupe kriminale, Kelani nuk e përjashtoi mundësinë që këto grupe kriminale të kenë bashkëpunuar mes vete./21Media

Back to top button