Si ndikon “Fashion District” në ekonominë e vendit

“Fashion District” mundësi e mirë për klientët

Në emisionin “Startup” në RTV21 këtë të hënë u diskutua për distriktin e modës “Fashion District” që është themeluar këto ditë në Prishtinë përkatësishtë në lagjen “Marigona”.

Se çfarë ofrojnë dizajnerët dhe si ndikon në ekonominë e vendit kanë treguar mysafirët: Themeluesi i “Fashion District”, Eroll Belegu dhe dizajneret Blerina Kllokoqi Rugova, Yllka Brada dhe Diana Qerimi.

Eroll Belegu për emisionin “Startup” tha se ideja e formimit të këtj distrikti ka qenë që qytetarëve të iu mundësohet komunikim dhe qajse më e lehtë me dizajnerët e tyre.

Mirëpo, se si ndikon në ekonominë e vendit sipas Belegut ata janë duke e stimuluar prodhimin vendor dhe shija e kosovarëve është në vijë me prodhimet e “Fashion District”.

Në këtë lagje të modës janë 11 dyqane ku janë mbledhur 20 dizejnatorët më të mirë dhe diku 20 punëtorë të tjerë janë punësuar kështu në shumë aspekte ndikon në rritjen ekonomike të vendit.

Dizajnerja, Blerina Kllokoqi Rugova tha se kjo mundëson që t’i bashkojë të gjithë klientët në një pikë, duke e prezantuar edhe punën e tyre, ku të gjithë klientët mund ta gjenjë vetën.

Hapja e këtij distrikti edhe për Yllka Bradën dhe Diana Qerimin është një mundësi e mirë duke e përmendur edhe konkurencën dhe çmimet që sipas tyre janë shumë të arsyeshme dhe janë më të ulëta se sa në atele.

Ndërsa sa i përket marketingut, dizajnerja Yllka Brada vlerësoi se marketing më i mirë për të ka qenë bashkëpunimi me fytyrat publike pa i lënë anash edhe sfilatat e ndryshme, përcjell portali rtv21.tv.

Gjithashtu, Kllokoqi Rugova tha se ka shpenzuar mijëra euro në sfilata por, nuk ishin fitimpruese se sa bashkëpunimi me fytyrat publike, ndërsa dizajnerja Qerimi tha se ende nuk ka realizuar ndonjë sfilatë por kryesisht është bërë e njohur përmes rrjetve sociale duke e pasqyruar punën e saj përmes videove apo imazheve.

Themeluesi dhe dizajneret vlerësuan se themelimi i kësaj qendre ofron shumë lehtësira duke thënë se qytetarëve iu mundësojnë të kalojnë nëpër dyqane të njoftohen me çmimet, që sipas tyre të gjitha çmimet janë ‘për toke’ dhe jo ashtu siç i mendojnë.

Belegu përmendi se kjo qendër nuk do të jetë vetëm pikë e shitjes por, do të ketë edhe oferta dhe evente të ndryshme./21Media

Back to top button