Si të shpëtoni nga dhimbja e kokës për 5 minuta, pa ilaçe

 
Kur keni dhimbje koke dhe pilulën që ju nevojitet nuk e keni pranë, situata duket e pashpresë. Por nuk është kështu. Ekziston një mënyrë shkencore për të hequr qafe dhimbjen e kokës dhe quhet akupresura.
Sot do t’ju tregojmë për këtë teknikë e cila largon dhimbjen e kokës në mënyrë efektive dhe shpejt.
Akupresura është një lloj masazhi, efektiviteti i të cilit konfirmohet nga studime të shumta shkencore. Është një formë akupunkture dhe refleksoterapie, por nuk kërkon njohuri të veçanta mjekësore.
Si të masazhoni pikat e akupresurës
Së pari, merrni një pozicion të rehatshëm dhe relaksohuni. Masazhi nuk kërkon shumë kohë: mesatarisht nga 30 sekonda në 1 minutë.
Masazhoni një pikë me shtypje të lehtë ose lëvizje rrethore. Zakonisht, dhimbja e kokës zhduket gjatë masazhit ose 5-10 minuta më pas.
Ka 6 pika kryesore për të hequr qafe dhimbjen e kokës

Pika e syrit të tretë, ose Yintang, gjendet në pjesën midis vetullave, në kufirin midis hundës dhe ballit. Me anë të këtij masazhi mund të lehtësoni edhe dhimbjet nga lodhjet e syve,  shkruan BrightSide, transmeton rtv21.tv

Këto pika simetrike janë të lokalizuara në anën e brendshme të vetullave. Masazhimi i kësaj pjese ndihmon gjithashtu në përmirësimin e mprehtësisë vizuale dhe hundëve të bllokuara. Masazhojeni për 1 minutë duke ushtruar pak presion ose me lëvizje rrethore.

Këto pika janë të lokalizuara në të dyja anët e mollëzave, në linjë me sytë. Ndihmon në hapjen e sinuseve, zvogëlimin e dhimbjes së kokës dhe dhëmbit dhe lehtësimin e stresit.

Pikat janë të vendosura në pjesën e pasme të kokës, në mes të kokës dhe fillimit të shtyllës kurrizore. Masazhimi i këtyre pikave ndihmon në lehtësimin e kongjestionit të hundës, dhimbjeve në sy dhe veshë, dhimbje koke të fortë dhe migrenë, shkruan BrightSide, transmeton rtv21.tv

Pikat e “Shuai gu” janë të vendosura 2-3 cm nga fillimi i linjës së flokëve, në pjesën anësore. Presioni i ushtruar në këtë pjesë ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve në rajonin temporal dhe lodhjen e syve.

Këto pika simetrike janë të vendosura në anën e pasme të dorës midis gishtit të madh dhe atij tregues. Presioni i aplikuar në këtë zonë gjithashtu lehtëson dhimbjen e shpinës, dhimbjen e dhëmbëve dhe tensionin në muskujt e qafës./21Media

Back to top button