Simptomat e ankthit social te fëmijët
Ankthi social përcaktohet si një ndjenjë emocionale e ndrojtjes apo frikës, ku personi e vlerëson veten si të paaftë për të bërë një veprim të caktuar.
Në një përgjigje për portalin rtv21.tv psikologia Arjeta Ukelli-Gashi ka thënë se kjo frikë shfaqet me ndjenjat e turpit ndaj veprimeve të ndryshme shoqërore dhe i përcjell me ndjenjën e frikës si do të vlerësohen nga personat të tjerë.
“Ankthi social fillon të shfaqet më së shumti tek personat që kanë vetëbesim të ulët duke përjetuar shqetësime të mëdha dhe të panevojshme nga paragjykimet që ka për vete, të shoqëruara me ndjenja të paftësisë”, ka thënë Ukelli-Gashi.
Sipas psikologes, tek fëmijët ankthi social mund të shfaqet në moshën e hershme të foshnjërisë dhe të zgjasë përgjatë viteve të para të jetës e më tutje, psh: nga momenti kur fëmija fillon të flas, të ecë, të ndjek kopshtin, të shkojë në shkollë, të ngas biçikleten etj.., por ankthi mund të jetë edhe i trashëguar.
“Nëse prindërit kanë përjetuar ankth gjasat janë shumë të mëdha që edhe fëmijet të përjetojnë ankth. Fëmijët më të vegjël shpesh paraqesin sjellje të papërshtatshme, aktivitet të tepruar, vështirësi në momentet e ndarjes dhe shqetësime afektive kur shkojnë të flenë në gjumë, në këto raste, një vlerësim i dobët i simptomave të ankthit shpesh mund të çojë në diagnostikime të gabuara të tilla si çrregullimi i deficitit të vëmendjes me ose pa hiperaktivitet (ADHD)”, ka thënë për portalin rtv21.tv psikologia Arjeta Ukelli-Gashi.
Ukelli-Gashi ka thënë se ankthi mund të manifestohet në disa etapa:
Etapa e parë – fëmija përjeton ndjenjën e frikës dhe turpit ende pa ndodhur situata,
Etapa e dytë – fëmija shfaq emocione të frikës dhe të turpit gjatë realizimit ose bërjes së një detyre,
Etapa e tretë – fëmija vazhdon të ndjehet në turp dhe frikë se si e vlerësojnë të tjerët.
Por, si trajtohet ankthi social?
“Trajtimi i ankthit zakonisht përfshin si ndërhyrje psikosociale ashtu edhe ndërhyrje psikofarmakologjike. Sidoqoftë, tek fëmijët ilaçet zakonisht përdoren vetëm në raste shumë serioze që kanë nevojë për një stabilizim para fillimit të psikoterapisë, në përgjithësi, trajtimet psikoterapike përfshijnë:
Trajtimi për të ulur përgjigjen fiziologjike
Ushtrime relaksimi
Ushtrime dramatizimi.
Rritja e aktiviteteve sociale për fëmijë.
Përmirësoni përgjigjen afektive të fëmijës.
Rritja e vetëbesimit.
Rritja e vetëvlerësimit.
Ndërhyrja në problemet e mundshme afektive.
Simptomat e ankthit te fëmijët
“Fëmijët që janë duke përjetuar ankth të tepruar e kanë vështirë të vetkontrollohen dhe simptomat janë të dukshme nga pala tjetër, kurse fëmijët që kanë ankth më të lehtë mund t’i kontrollojnë emocionet e tyre dhe mund të mos vërehen shumë nga pala tjetër, por mbi të gjitha janë disa simptoma të ankthit që manifesohen tek fëmijët, ato mund të jenë:
–Dhimbje e shpeshtë koke apo stomaku pa asnjë arsyetim nga ana mjekësore.
-Muskuj të tendosur, ethe dhe djersitje e tepërt
-Shqetësime të gjumit që përfshijnë edhe pagjumësinë
-Ndjeshmëri ekstreme dhe ankth i dukshëm, që shfaqet përmes të qarës
-Shpërthim zemërimi pa asnjë arsye të dukshme
-Humori i keq
-Frikë e tepërt se bën gabime
-Sulme paniku
-Fobi dhe frikë e ekzagjeruar: fëmija shfaq frikë ekstreme, për shembull ndaj kafshëve apo fenomeneve natyrale, si stuhia.
-Frikë se nuk e duan
-Nuk do të shkojë në shkollë dhe as të hajë atje, apo të përdor tualetin e institucionit
-Kërkon miratimin konstant të prindërve
-Ka ndjesinë se nuk mund të bëjë gjëra që ende nuk i ka provuar ti bëjë”, shtoi Ukelli-Gashi.
Shkaqet e ankthit
Problemet e ankthit mund të arsyetohen me ndjeshmërinë e lart të përjetimit të stresit. Sipas këtij modeli, fëmijët që vuajnë nga ky lloj ndryshimi psikologjik do të paraqisnin një sërë faktorësh predispozues ose të rrezikut për të vuajtur nga një çrregullim ankthi, sidoqoftë çrregullimi nuk do të shfaqej deri në shfaqjen e një faktori mjedisor që do të shkaktonte shfaqjen e ankthit.
Faktorët që mund të përfshihen me çrregullimet e ankthit në fëmijëri do të ishin:
Faktorët gjenetikë dhe kushtetues
Temperamenti dhe karakteri i fëmijës
Stili edukues dhe i kujdesshëm nga ana e prindërve
Ngjarje stresuese të jetës
Mjedisi i pafavorshëm shoqëror
Mësoni prindërit se si t’i përgjigjen ankthit të fëmijës
Mësojini të mos dëmtojnë vetëvlerësimin e fëmijës për shkak të problemeve të tyre të ankthit
Mësojini të mos i pranojnë mendimet e shqetësuara të fëmijës si të vlefshme
Mësojini të ofrojnë hapësira të qeta dhe të qeta fëmijës
Fëmijëve që përjetojnë ankth preferohet të iu ofrohet shumë dashuri, t’i përqafojmë ata, t’i perkëdhelim, të ju japim më shumë vetëbesim, t’i inkuadrojmë më shumë në lojë me bashkëmoshatarët, t’i japim më shumë mundësi të shprehet, t’i ndihmojmë të ballafaqohet me situata të ndryshme si dhe të jemi të kujdesshëm që të vlerësojmë dhe të arysëtojmë sjelljen e tyre./21Media